Trajneri Armend Dallku ka bërë disa ndryshime në formacion për ndeshjen kthyese ndaj FC Europas në kuadër te raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ardin Dallku mungon për shkak të suspendimit. Mungon edhe sulmuesi Ahmed Januzi, që në ndeshjen e parë ishte titullar.
Çendrim Kameraj do të startojë në krahun e majtë, ndërsa Rinor Kuçi në krahun e djathtë.
Arbër Shala do të luajë në krahun e majtë të sulmit.
Ndeshja e parë në Prishtinë përfundoi 2:1 në të mirë të Dukagjinit në javën e kaluar.
