Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Forca e Azerbajxhanit është liga nacionale

Nuk ka ndonjë emër të njohur të skenës së madhe të futbollit në përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Nuk ka të tillë as në përfaqësuesen e Kosovës dhe në shumicën e 16 përfaqësueseve që garojnë në Ligën D të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Por kundërshtari i parë i Kosovës në Ligën e Kombeve, Azerbajxhani, është më cilësori i mundshëm, transmeton Koha Ditore.

Kur u hodh shorti për Ligën e Kombeve, më 24 janar, Azerbajxhani ishte përfaqësuesja më e ranguar në Ligën D, në bazë të koeficientit të UEFA-s për ekipet nacionale. Liga e Kombeve është garë e re e Konfederatës Evropiane të Futbollit, ndërsa është e ndarë në nivele.

Në Ligën A garojnë përfaqësueset më të forta evropiane dhe kështu me radhë deri në Ligën D, ku gara mes vete bëjnë përfaqësueset që të paktën në letër janë më të dobëtat në Kontinentin e Vjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).