Një kapitull i ri, me shpresë edhe i suksesshëm për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, nis të premten.
Të përzgjedhurit e Bernard Challandesit, të enjten në mëngjes, morën rrugën për në Baku, ku të premten (18:00), do të luajnë ndeshjen e parë në kuadër të garës inauguruese të UEFA-s, Ligës së Kombeve, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova është pjesë e Ligës D dhe përballë do të ketë Azerbajxhanin, që llogaritet një prej përfaqësueseve më të forta të Ligës D, që numëron 16 ekipe të ndara në katër grupe. Kosova e Azerbajxhani janë në Grupin C së bashku me Ishujt Faroe e Maltën.
Dhe nisja e kësaj gare, për Kosovën nuk do të mundë të ishte më spektakolare: luan kundër ekipit më të fortë në nivelin D dhe në një stadium supermodern, të hapur më 2015 me 69.700 ulëse.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).