Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova merr një pikë në udhëtim tek Azerbajxhani

19:52 - Kosova e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Kombeve, duke marrë rezultat pozitiv në udhëtim tek Azerbajxhani.

Për 90 minuta asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e golit, përkundër që nuk krijuan raste shënimi, transmeton Koha.net.

Vendasit u treguan paksa më të mirë, dhe patën një dominim të lehtë në këtë përballje, por pa efikasitet.

Në ndeshjen e ardhshme Kosova përballet me Ishujt Faroe në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Pa gola pjesa e parë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës

Edhe Formacionet zyrtare, Kosovë – Azerbajxhan Sport Formacionet zyrtare, Kosovë – Azerbajxhan

18:50 - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndëmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës arriti të rrezikojë me dy gjysmëraste në fund të pjesës së parë, por pa sukses.

12 mijë shikues në sfidën Azerbajxhan – Kosovë

18:30 - 12 mijë shikues janë duke e ndjekur drejtpërdrejt sfidën ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës në stadiumin Olimpik të Bakusë, transmeton KTV.

Kur kanë kaluar 30 minuta asnjëra nga skuadrat nuk kanë arritur të krijojnë raste shënimi, madje nuk e kanë asnjë goditje brenda kornizës së portës së kundërshtarit.

Kjo është sfida e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Edhe Koha për fitoren e parë të “dardanëve” Sport Koha për fitoren e parë të “dardanëve”


Nis takimi Azerbajxhan – Kosovë

18:00 - Ka nisur takimit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës në Baku.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve, që synon të kualifkohet në Evropian.

Image

Formacionet zyrtare: Azerbajxhan – Kosovë

Kosova e nis aventurën në Ligën e Kombeve në sfidën e sotme kundër Azerbajxhanit.

Edhe Barazimi në Azerbajxhan mbulon dobësitë në lojën e Kosovës Sport Barazimi në Azerbajxhan mbulon dobësitë në lojën e Kosovës

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që nis në ora 18:00, transmeton Koha.net.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image
Image