Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fofana vazhdon kontratën me Leicesterin

Wesley Fofana ka vendosur të mbetet pjesë e Leicesterit.

Mbrojtësi francez ka vazhduar kontratën me anglezët deri në vitin 2027. Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra angleze.

21-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me “Dhelprat”. Përkundër interesimit të skuadrave të mëdha evropiane, francezi vendosi të mbetet në Leicester.

Fofana është pjesë e Leicesteri që nga viti 2020, kur u transferua nga Saint-Etienne për 35 milionë euro.