Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fodeni shkëlqen në fitoren e Cityt

Phil Foden ka shënuar “hat-trick” në fitoren që Manchester Cityt e arriti të hënën mbrëma ndaj Brentfordit me rezultatin 3:1.

Neal Maupay shënoi fillimisht për Brentfordin në minutën e 21-të, por më pas, Foden realizoi tre gola për fitoren e Cityt në udhëtim. Golin e barazimit e shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, kurse dy golat tjerë i realizoi në pjesën e dytë. Për epërsinë 2:1 shënoi në minutën e 53-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 70-të. Me fitore, City është ngritur në vendin e dytë me 49 pikë, sa ka edhe Arsenali. Lider është Liverpooli me 51 pikë. City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm