Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foda pret lojë agresive ndaj Armenisë

Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pret lojë agresive nga lojtarët e tij për të shënuar sa më shpejt në ndeshjen ndaj Armenisë.

Miqësorja Armeni - Kosovë luhet të premten në Jerevan.

“Armenaia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt”, ka thënë Foda në konferencë për media para ndeshjes kundër Armenisë.

Ai ka folur edhe për gjendjen fizike të lojtarëve. Ka theksuar se Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur probleme të vogla muskulore.

“Kemi bërë stërvitje të mira në Prishtinë dhe jemi përgatitur mirë. Rrahmani dhe Rashica kishin probleme të vogla muskulore, por që i kanë kaluar dhe janë gati për ndeshje”, ka shtuar Foda.

Artikuj të ngjashëm