Boksieri Florian Marku, ka falënderuar shqiptarët pas fitores ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez në Tiranë. Marku fitoi me pikë pas një dueli shumë të fortë në dhjetë raunde. Marku u rrëzua njëherë, por u kthye dhe vazhdoi luftën e fortë me meksikanin. Në fund gjyqtarët e shpallën fitues boksierin shqiptar.
“Faleminderit të gjithëve që erdhët dhe më mbështetët. Të gjithë thonë është kundërshtar i lehtë dhe është kështu apo ashtu. Meksikanët janë të fortë, e patë sonte.
Ju falënderoj nga zemra. Kam kaluar jetë jo të lehtë, si gjithë shqiptarët. Është ëndërr për mua që të vij dhe të rrihem në një stadium para shqiptarëve.
Edhe unë kam shpirt, edhe unë kam gjak. Unë premtoj se jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë në ring. Premtoj se do të jap shpirtin. Ju falënderoj nga zemra që keni ardhur këtu”, ka Marku pas meçit në “Air Albania”.