Boksieri shqiptar, Florian Marku dhe ai irlandez, Dylan Moran, ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, pas meçit në të cilin “Mbreti shqiptar” fitoi me nokaut pa u bërë as një minutë.
Dyshja pati tensione në vazhdimësi para meçit e kacafytje edhe gjatë matjeve zyrtare.
Megjithatë, në arenën e boksit, pas pak më shumë se 50 sekondash, triumfues doli Marku që fitoi me nokaut teknik.
“Boxxer” ka publikuar në Facebook një video nga prapaskenat në Manchester Arena. Aty Moran dëgjohet teksa i thotë Markut se “gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën “ka qenë pjesë e meçit”.
E Marku është dëgjuar teksa i ka thënë se ndihej keq për skenat, pasi kishte parë aty afër babanë e Morannit.
Edhe
Fury fiton meçin në Tajlandë
Siç e tregon edhe videoja, gjithçka mbyllet me urime dhe në fund edhe me një fotografi.