Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Florian Kamberi po shkëlqen në Skoci

Sulmuesi kosovar Florian Kamberi ia ka siguruar skuadrës së Hibernianit fitoren në ndeshjen kampionale kundër Hamiltonit, të zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit skocez.

Kamberi shënoi "hat-trick" në triumfin 3:1 dhe luajti tërë ndeshjen për Hibernianin, që është forcuar në pozitën e katërt në tabelë me 58 pikë të tubuara. Ai një gol shënoi në pjesëlojën e parë (17'), kurse dy të tjerët në të dytën (63', 85'), transmeton Koha Ditore.

Kamberi, 23-vjeçar, ka arritur në kuotën e gjashtë golave pas tetë paraqitjeve kampionale në Skoci. Të mërkurën për mediumet skoceze ka thënë se shpreson të vazhdojë me këtë formë, pasi Hiberniani po lufton për pozitën e dytë në tabelë që edicionin tjetër siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).