Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi i bindur se Hiberniani ka kapacitet për titull

Sulmuesi Florian Kamberi është i bindur se Hiberniani ka kapacitet ta fitojë titullin e kampionit në Skoci.

Ai ka thënë se Hiberniani është duke e zhvilluar futbollin më të mirë në Skoci.

Reagimi i Kamberit vjen pas golit dhe asistimit që pati të shtunën në fitoren 6:0 kundër Hamiltonit.

“Kemi shënuar katër fitore, por ka shumë punë për të bërë. Është një sezon i gjatë dhe është herët të flitet, por nëse vazhdojmë të punojmë kështu, do të jemi mirë, por duhet të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje. Ne luajmë futboll shumë të mirë. Për momentin mendoj se ne po luajmë futbollin më të mirë në ligë”, ka thënë Kamberi për "theedinburghreporter.co.uk".

Hiberniani zë vendin e dytë me 17 pikë, dy më pak se lideri Heart of Midlothian.

Ai në pesë ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim.

“Jam i lumtur që kam shokë të mirë në skuadër, të cilët më ndihmojnë të luaj mirë në sulm”, ka theksuar Kamberi.

Artikuj të ngjashëm