Futbollisti i ri i Hertha Berlinit, Florian Haxha, pritet t’i bashkohet Kosovës U21 për herën e parë.
Sipas uebsajtit “transfermarkt.de”, mesfushori 19-vjeçar është pjesë e “Dardanëve” të rinj për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023 kundër Sllovenisë, më 25 mars në Kosovë dhe 29 mars në Slloveni.
Kosova është e pesta në tabelë në Grupin G me gjashtë pikë nga pesë ndeshje.
I lindur në Berlin, Haxha ka qenë pjesë e rezervistëve të Herthas që nga fillimi i sezonit.
Ka luajtur 27 ndeshje në “Regionalliga Nordost”. Ka shënuar dy gola dhe ka tri asistime.