Futbollisti i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Florian Haxha është transferuar te Kapfenbergu, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Austrisë.
Haxha 21-vjeçar është prezantuar të shtunën te Kapfenbergu, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.
Haxha te Kapfenbergu është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Hertha Berlinit.
Ai së fundmi, është ftuar nga Kosova U21 për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2025” kundër Polonisë dhe Gjermanisë. Haxha ka katër paraqitje me Kosovën U21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e ekipit U17.