Sport

Flicku nuk e mendon të jetë selektor i Gjermanisë

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, e ka distancuar veten nga spekulimet se një ditë mund të jetë kandidat për ta zëvendësuar Joachim Loewin si selektor i Gjermanisë.

“Die Mannschaft” pësoi humbje 6:0 nga Spanja në Ligën e Kombeve të martën, ndërsa ekipi i Loewit dështoi të shkonte në “final-four” të kësaj gare.

“E kam shikuar lojën. Si të gjithë ju, kam qenë i dëshpëruar me mënyrën se si luajtëm futboll, por në anën tjetër, këto gjëra mund të ndodhin në futboll. Unë jetoj me të tashmen, kështu që nuk e mendoj të jem drejtues i Gjermanisë. Këto gjëra janë shumë larg meje për t’i menduar”, ka thënë Flick.

Flicku në konferencë për shtyp ka folur për kualitetet e 16-vjeçarit Youssoufa Moukoko të Dortmundit, dhe ka thënë se është gjë e dukshme, dhe e ka vlerësuar lart atë.

Moukoko i lindur në Kamerun por që luan me të rinjtë e Gjermanisë, ka shënuar 141 herë në 88 ndeshje për të rinjtë e Dortmundit prej vitit 2017.

Ai mund të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje profesioniste në Gjermani. Nëse luan kundër Club Bruges të martën, do të bëhej edhe lojtari më i ri i “Championsit” me paraqitje në fushë.