Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka thënë të premten se skuadra e tij është kthyer në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin në Bundesligë.
Bavarezët mposhtën Freiburgun dhe Augsburgun javën e kaluar për ta rritur sërish epërsinë e pikëve në renditje.
Të dielën, Bayern Munichu do të udhëtojë te skuadra e vendit të fundit në tabelë, Schalke.
“Ndeshja e parë e kampionatit ku Bayerni fitoi 8:0 kundër Schalkes, nuk është në mendjen tonë fare”, ka insistuar trajneri Flick.
Tekniku gjerman është ankuar në fushën e Schalkes para duelit të së dielës, por ka thënë se të udhëhequrit e tij do t’i përshtaten kushteve.
Kampioni i Gjermanisë është në vendin e parë në Bundesligë me 39 pikë.