Superyjet e futbollit, Lionel Messi e Neymar kanë qenë në situatë të vështirë të dielën gjatë ndeshjes së PSG-së. Ata janë fishkëllyer nga tifozët e PSG-së sa herë që kanë prekur topin në ndeshjen kampionale ndaj Bordeaux. Parisi fitoi 3:0, por vëmendja ishte te pritja që tifozët parisienë ua bënë dy yjeve të mëdhenj.
Tifozët e skuadrës franceze nuk ua kanë falur Messit e Neymarit humbjen e skuadrës nga Real Madridi. Ndërkohë nuk ka pasur sjellje të tilla ndaj Kylian Mbappes.
Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 24-t. Neymar realizoi golin e dytë në minutën e 52-të. Daniel Paredes realizoi golin e tretë në minutën e 61-të. Parisi nuk po ka telashe në Francë, por është eliminuar nga Championsi. Në Ligue 1 udhëheq me 65 pikë nga 28 ndeshje.