Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nuk mjafton, Parisi mposhtet nga Nice

Kylian Mbappe ka shënuar dy gola, por që nuk i mjaftuan PSG-së.

Parisi të premten mbrëma pësoi 3:2 në shtëpi nga Nice. Terem Moffi kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 21-të. Mbappe barazoi në minutën e 29-të.

Ndërkohë për 2:1 në të mirë të Nice shënoi Gaetan Laborde në minutën e 53-të.

Moffi shënoi tjetër gol në minutën e 68-të për 3:1.

Superylli Mbappe shënoi gol të bukur në minutën e 87-të për 3:2. Parisi vazhdoi sulmet, por pa barazuar shifrat.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligue 1. Për Parisin është humbja e parë. Ka edhe dy fitore e dy barazime. Me tetë pikë renditet i treti.

Nice është në vendin e dytë me nëntë pikë. Shënoi fitoren e dytë, ndërsa i ka edhe tri barazime.

Artikuj të ngjashëm