Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Fitorja e Liverpoolit ndaj Cityt s’do ta mbyllte garën për titull”

“Të Kuqtë” mund të krijojnë diferencë prej 10 pikësh ndaj kampionit anglez Manchester City nëse arrijnë të arkëtojnë pikët e plota sonte në Etihad Stadium.

Megjithatë, sipas ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher një fitore e mundshme e skuadrës së Jurgen Kloppit nuk do ta mbyllte garën për titull të Premier Ligës, por e pranon se do të ishte një hap shumë i madh për “Të Kuqtë”, transmeton Koha.net.

“Nëse Liverpooli do të fitonte atëherë do të krijonte një epërsi të madhe, por nuk do të jetë fundi, pasi është ende herët”, është shprehur Carragher.