Mainzi ka shënuar një tjetër fitore në Bundesligë. Të dielën mposhti në udhëtim Bayer Leverkusenin me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 21-të të Bundesligës gjermane. Për Mainzin ishte fitorja e dytë rresht në elitën e futbollit gjerman.
Në fitoren e Mainzit golat i realizuan Anthony Cani në minutën e 26-të, Leandro Barreiro në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë dhe Marcus Ingvartsen në minutën e 82-të nga penalltia. Për Leverkusenin shënues ishin Nadiem Amari në minutën e 32-të dhe Patrik Schick në minutën e 58-të.
Mainzi zë vendin e nëntë me 29 pikë, kurse Leverkuseni një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.