Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore me Ippon e Flaka Loxhës

Flaka Loxha ka fituar përballjen e parë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kategorinë deri 57 kg, Flaka në xhiron e parë e mposhti Christianne Legentilin e Mauriciusit.

Flaka fitoi me mbërthim, përkatësisht me Ippon, në kohën shtesë. Legentil kishte fituar ndaj Majlinda Kelmendit në “Londra 2012”. Të martën, Majlinda ishte trajnere e Flaka Loxhës në Botëror.