Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore me Ippon e Laurës

Laura Fazliu e ka nisur me fitore të shpejtë paraqitjen në Botërorin e xhudos.

Në raundin e parë të kategorisë deri 63 kg, Laura fitoi me Ippon.

Lufta e saj zgjati pak më shumë se një minutë. Nadia Guimendego nga Republika e Afrikës Qendrore ishte xhudistja që u mposht nga Laura.