Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo, Loxha ndalet në luftën e parë

Flaka Loxha nuk ka arritur ta kaloj pengesën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Flaka garoi të shtunën në kategorinë deri 57 kilogramë. Në xhiron e parë përballë e kishte polaken me përvojë, Arleta Podolak.

Flaka nisi mirë luftën dhe kërkoj hedhjen. Podolak mori dy dënime, por më pas xhudistja kosovare gradualisht humbi kontrollin në luftë.

Lufta megjithatë shkoi në kohën shtesë, ku polakja shfaqi më shumë. Flaka mori edhe dënimin e tretë dhe kështu Podolak fitoi me Ippon.

Flaka Loxha është ende në kërkim të sukseseve më të mëdha në nivelin e të rriturave.

Të premten në Botëror, Distria Krasniqi fitoi medalje të bronztë. Në Botërorin e xhudos do të garojnë edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Artikuj të ngjashëm