Sport

Fitore me 12 gola epërsi e Rahovecit ndaj Prishtinës

Prishtina po rrezikon të mbetet jashtë plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të premten në derbin e xhiros së 24-t, Prishtina ka pësuar humbje të thellë në Rahovec.

Skuadra rahovecase ka fituar me rezultat 41:29. Rahoveci shkëputjen e ka bërë në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa në të dytën ka rritur vazhdimisht epërsinë. Dhe në fund fitoi me 12 gola epërsi.

Rahoveci ka dalë në vendin e tretë me 23 pikë. Prishtina është e katërta po ashtu me 23 pikë. Skuadrat tjera kanë nga një ndeshje më pak të luajtur dhe Prishtina mund të dalë jashtë zonës që dërgon në plejof. Nuk mbahet mend kur Prishtina ka mbetur jashtë plejofit.