Më vështirë se që pritej, Vëllaznimi e ka mposhtur Istogun në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi me rezultatin 82:67.
Dallimi në rezultat u bë vetëm në çerekun e katërt, të cilin skuadra gjakovare e fitoi me shifrat 24:12.
58:55 ishte rezultati në fund të çerekut të tretë.
Shtatë minuta para fundit, Istogu u afrua në 60:59. Por më pas Vëllaznimi shkëlqeu dhe fitoi me rezultat të thellë në fund, 82:67.
Jordan Dallas i kishte 11 pikë e 12 kërcime për Vëllaznimin. Më efikasi ishte Burim Zekiqi me 19 pikë. 16 pikë i kishte Myreon Jones.
Edhe
Vëllaznimi fiton, e pret rezultatin e ndeshjes në Suharekë
Tek Istogu, Tyrese Prince i kishte 17 pikë e shtatë kërcime.
Vëllaznimi është i pesti me 20 pikë. Ka shtatë fitore e gjashtë humbje.
Istogu mbetet i fundit me 14 pikë. Ka një fitore e 12 humbje.