Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Vëllaznimit

Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Vëllaznimi e mposhti bindshëm Istogun me rezultatin 102:65. Istogu ishte vendas në këtë takim të javës së gjashtë. Skuadra gjakovare kishte humbur katër ndeshjet e para, ndërsa xhiron e kaluar e mposhti Golden Eagle Yllin. Istogu pësoi humbjen e pestë, ndërsa e ka një fitore ndaj Bashkimit.

Vëllaznimi ka dominuar në të gjithë katër çerekët për fitoren bindëse. Jordan Dallas u shqua me 21 pikë e 11 kërcime.

Samuel Sessoms i kishte 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Tyrese Prince ishte më i miri tek Istogu me 16 pikë e shtatë kërcime.