Vëllaznimi i Gjakovës nuk ka pasur telashe ndaj Istogut dhe është kthyer në pozitën e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi”, Vëllaznimi fitoi me rezultatin 97:68.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit të kampionatit të Kosovës.
Vëllaznimi tani është i pesti me 39 pikë. Bashkimi ka rënë në pozitën e gjashtë me 38 pikë. Istogu është dorëzuar shumë kohë më parë. Është i fundit me 28 pikë.
Daniel Lekndreaj udhëhoqi Vëllaznimin me 31 pikë e 17 kërcime. Donat Rexhepi u dallua tek Istogu me 20 pikë.
Në xhiron e fundit, Vëllaznimi është mysafir i Sigal Prishtinës. Istogu luan me Proton Cable Prizrenin.