Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e pritur e Vëllaznimit ndaj Istogut

Vëllaznimi ka shënuar fitore të pritur ndaj Istogut. Skuadra istogase ishte vendase, por ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll u zhvillua në Gjakovë. Skuadra gjakovare fitoi me rezultatin 90:57.

Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë me 19:7, ndërsa Istogu u përgjigj në të dytin, 17:11. Kuqezinjtë shkëputjen e vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Myreon Jones u dallua te Vëllaznimi me 25 pikë e pesë kërcime. Jalen Ray i kishte 17 pikë.

Arian Azemi ishte më i miri tek Istogu me 18 pikë e katër kërcime. Istogu është i fundit me vetëm 21 pikë. Vëllaznimi ka 29 pikë në pozitën e pestë.