Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në “Minatorin” e mbushur me shikues, Trepça e mposhti Vëllaznimin me rezultat 88:79.
Por fitorja u arrit më vështirë se që është menduar. Pas pjesës së parë Vëllaznimi ishte në epërsi, 47:43. Pas çerekut të tretë rezultati ishte 64:63 për ekipin gjakovar.
Tetë minuta para fundit rezultati u barazua në 70:70 dhe më pas vendasit nisën shkëputjen. Pësoi seria 9:0 e Trepçës, që doli të jetë vendimtare. Vëllaznimi u afrua në 81:76, por pa rrezikuar fitoren e vendasve.
Darnell Edge ishte më i miri te Trepça me 22 pikë. Dardan Kapiti i kishte 16 pikë e katër kërcime, ndërsa Kevin Bracy-Davis ndeshjen e përfundoi me 17 pikë e gjashtë kërcime.
Edhe
Trepça fiton në fund dramën ndaj Vëllaznimit
Samuel Sessoms e Jordan Dallas u dalluan te Vëllaznimi. Sessoms i kishte 21 pikë, katër asistime e tri kërcime. Ndërkohë Dallas kontribuoi me 14 pikë e tetë kërcime. Jalen Ray i kishte 18 pikë, por që nuk mjaftuan.
Për Trepçën është fitorja e 11-të rresht. Pas xhiros së 18-të udhëheq në tabelë me 34 pikë, tri më shumë se Peja. “Xehetarët” kanë bilanc prej 16 fitore e vetëm dy humbje. Vëllaznimi është i pesti me 26 pikë. Ka tetë fitore e dhjetë humbje.