Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Holandës ndaj Belgjikës

Belgjika e Holanda janë takuar të premten mbrëma në kuadër të grupit të katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve. Ndeshjen në Bruksel e ka fituar Holanda dhe atë me rezultat bindës.

“Tulipanët” fituan me shifrat 4:1.

Memphis Depay shënoi dy gola për Holandën. Nga një e shtuan Steven Bergwijn dhe Denzel Dumfries. Rezervisti Michy Batshuayi shënoi golin e vetëm për Belgjikën. Ai realizoi në minutën e 93-të.

Artikuj të ngjashëm