Galatasaray ka vazhduar garën për titull në Turqi me fitore të thellë ndaj Rizesporit.
Të premten mbrëma Galata fitoi 6:2.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 29-të të elitës turke.
Kerem Demirbay realizoi “hat-trick” për Galatasarayn, ndërsa nga një gol e shënuan Derrick Kohn, Lucas Torreira dhe Mauro Icardi. Casper Nielsen dhe Ibrahim Olawoyin realizuan për Rizesporin.
Altin Zeqiri luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Rizesporin.
Galatasaray udhëheq në tabelë me 78 pikë. Fenerbahçe është e dyta me 73 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Rizespori është i shtati me 39 pikë.