Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e Shqipërisë ndaj Andorrës në futsall

Shqipëria e ka fituar ndeshjen e parë të raundit preliminar të Botërorit 2024 në futsall.

Shqipëria fitoi 3:2 ndaj Andorrës të shtunën gjatë ditës.

Golat e fitores për Shqipërinë i shënuan Endrit Kaca, Arbër Shkodra dhe Azem Brahimi.

Ndeshjet e Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Suedia dhe Andorra, zhvillohen në Karlskronas të Suedisë, që është nikoqire e grupit.

Ndeshjen e dytë, Shqipëria e luan kundër Austrisë të dielën.

Dy vendet e para të grupit kalojnë në “Main Round”, apo në “Raundin Kryesor”.