Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposht Bullgarinë në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka fituar ndeshjen e parë të fazës preliminare për Botërorin e vitit 2024. Kosova fitoi ndaj Bullgarisë në kuadër të Grupit C, me rezultatin 2:0. Ndeshjet po luhen në Varna të Bullgarisë.

Golat e fitores për “Dardanët” i shënuan Drilon Maxharraj në pjesën e parë dhe Meriton Salihu në pjesën e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova është në grup edhe me Armeninë dhe Skocinë. Armenia e fitoi ndeshjen e parë ndaj Skocisë, 11:0. Në tabelë prijnë Armenia dhe Kosova me nga tri pikë, kurse Bullgaria e Skocia janë pa pikë në vendin tre dhe katër.

Ndeshjen e dytë, Kosova e luan kundër Skocisë të shtunën. Vetëm dy vendet e para kalojnë në “Main Round”, apo në “Raundin Kryesor”