Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Alanyaspori që fitoi të hënën ndaj Bashakshehirit me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit turk.
Në stol te Alanyaspori ishte mbrojtësi tjetër i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Aliti në këtë takim u ndëshkua me karton të verdhë.