Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore dramatike e Rahovecit në derbi

Basketbollisti amerikan Brendon Scott dështoi të shënojë në gjuajtjen e fundit dhe kështu t'ia sigurojë fitoren Ponte Prizrenit përballë Rahovecit. Gjuajtja e tij në sekondën e fundit, për tri pikë, nuk ishte e saktë. Scott nuk ishte i penguar, por nuk ishte as i saktë.

Kështu Rahoveci shënoi fitore në ndeshjen me fundin dramatike, me rezultatin 101:99. Ndeshja Rahoveci - Ponte Prizreni ishte derbi i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan sot “Koha Ditore”. U luajt të dielën mbrëma para afro 500 shikuesve në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Rahoveci vazhdon ecurinë pa humbje në këtë edicion dhe mban pozitën e dytë me dhjetë pikë, sa i ka edhe liderja Z Mobile Prishtina. Ponte Prizreni, që për herë të parë luan në elitë, mban vendin e tretë me tetë pikë.

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, ka thënë se fitorja e ekipit të tij është arritur me shumë fat.

“Ishte një ndeshje e vështirë me një finish dramatik. Arritëm të shënojmë fitore me fat sportiv. Prizreni kishte mundësinë e fundit për ta fituar ndeshjen, por për fat të mirë tonin gjuajtja e amerikanit nuk ishte e saktë dhe arritëm një fitore me fat sportiv. I uroj Prizrenit për paraqitje të mirë. Ne shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm, pasi gjithçka që është bërë deri tash është falë basketbollistëve. Janë më meritorët për rezultatet pozitive. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të qenë sa më të suksesshëm”, ka thënë Loci. Ndonëse ai i adreson meritat diku tjetër, trajneri pejan vlerësohet se e ka shndërruar Rahovecin në një prej skuadrave kryesore në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm