Bayerni ka luajtur një ndeshje stërvitore të martën. Dhe ka fituar me rezultat të lartë, 27:0.
Kampioni gjerman është përballur me skuadrën amatore Rottach-Egern dhe ka dominuar plotësisht. Pas pjesës së parë Bayerni kishte epërsi prej 18:0, ndërsa ka shtuar edhe nëntë gola në pjesën e dytë. Tre lojtarë të Bayernit i kanë shënuar nga pesë gola.
Bëhet fjalë për Mathys Tel, Jamal Musiala e Marcel Sabitzer.