Futbollistët e Kosovës U16 e kanë fituar ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shkup, ka njoftuar FFK-ja. Njomakët e Kosovës fituan ndaj Hondurasit me rezultatin 2:0.
Medin Gashi dhe Fatjon Mulaj ishin realizatorë. Në turne marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Taxhikistani.
“Kjo është një fitore e rëndësishme për t’i dhënë motivë futbollistëve tanë. Duke pasur parasysh se ky grup i futbollistëve është së bashku për herë të parë, atëherë mund të jemi të kënaqur. Megjithatë, shihet se tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur. Në pjesën e parë luajtëm më dobët, derisa në të dytën u vërejt angazhimi dhe dëshira e futbollistëve për të fituar”, ka thënë selektori Arsim Abazi.
Pas dy ditësh Kosova luan me Maqedoninë e Veriut.