Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitojnë 89-shi dhe Besa, barazojnë Ferizaj me Lirinë

Lideri i tabelës në Superligën e Kosovës, Trepça ’89, ka mposhtur rivalin lokal Trepçën me rezultat të thellë 6 me 1 në xhiron e 22-të të sezonit.

89-shi dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe fitoren e vendosi qysh në pjesën e parë me tre gola të shënuar. Fiton Hajdari (8’), Shpëtim Idrizi (30’), Oto John (41’), Florent Hasani (61’, 85’) dhe Rron Broja (69’) shënuan për fitoren e thellë te Trepçës ’89, kurse, golin e nderit për ‘xehetarët’ e realizoi Enis Zaberxha (71’).

Ndërkohë, Besa e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve. Pejanët sot në udhëtim mundën Gjilanin e Arbnor Morinës, me rezultat 0-1. Xhevdet Shabani (83’) ka shënuar golin e fitores së Besës.

Ndërkaq, Ferizaj dhe Liria kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, në një sfidë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për mbijetesë.

Superliga – Xhiro 22

Edhe 89-shi nuk lëshon pikë, Llapi mposht Besën Sport 89-shi nuk lëshon pikë, Llapi mposht Besën

Rezultatet

Gjilani – Besa 0-1

Trepça ’89 – Trepça 6-1

Ferizaj – Liria 0-0

Dje

Feronikeli – Hajvalia 6-1

Prishtina – Drita 0-1

Drenica – Llapi 2-0

Tabela:

1.Trepça ’89 54

Edhe Fitore të rëndësishme të Trepçës ‘89 dhe Ferizajt Futboll Fitore të rëndësishme të Trepçës ‘89 dhe Ferizajt

2.Feronikeli 48

3.Prishtina 42

4.Llapi 40

5.Besa 37

6.Gjilani 30

7.Drenica 25

8.Liria 25

9.Drita 21

10.Ferizaj 21

Edhe Prishtina pa telashe ndaj 89-shit Sport Prishtina pa telashe ndaj 89-shit

11.Trepça 13

12.Hajvalia 7