Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino mungon ndaj Watfordit, mund ta humbë derbin lokal

Foto: Reuters

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, do të mungojë në ndeshjen ndaj Watfordit, pas lëndimit të pësuar në fundjavë.

Braziliani lëndoi nyjën e këmbës, duke u detyruar të zëvendësohet në pjesën e parë, transmeton KTV.

Firmino që këtë sezon është ndër pikat më të forta te “Të Kuqët”, mund të mungojë edhe në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal Everton.

Ndërkohë, Liverpooli është duke monitoruar nga afër edhe lëndimin e Andy Robertson që po ashtu pësoi lëndim në ndeshjen e fundit.