Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino kthehet në stërvitje para ndeshjes me Barçën

Roberto Firmino ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Liverpoolit të martën, një ditë para gjysmëfinales së parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Braziliani mungoi të premten në ndeshjen ndaj Huddersfieldit për shkak të lëndimit, për çka trajneri Jurgen Klopp tha se “është problem i vogël muskulor”.

Mesfushori Fabinho, që nuk u rrezikua në ndeshjen ndaj Huddersfieldit pas një goditjeje në kokë nga ndeshja e shkuar, u përfshi në ushtrime.