Roberto Firmino i ka sjellë fitoren e radhës Liverpoolit për ta kthyer në pozitën e tretë në tabelë.
“Të Kuqtë” mposhtën West Bromin si mysafir në xhiron e 33-të me rezultat 0 me 1.
Braziliani shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e fundit të pjesës së parë.
Liverpooli tani është i treti në tabelë me 66 pikë, pesë më pak se Tottenhami që është i dyti. I katërti është Manchester City që ka dy pikë më pak të tubuara.