Fiorentina kërkon Riberyn
Fiorentina ka nisur bisedimet për ta transferuar ish-yllin e Bayernit, Franck Ribery.
Gianluca Di Marzio dhe Sky Sport Italia raportojnë se Fiorentina është duke tentuar që ta bindë Riberyn për projektin që ka, transmeton Koha.net.
36 vjeçari është lojtar i lirë, pasi ishte larguar në verë nga Bayerni, e raportohet se tashmë ai ka refuzuar ofertat nga klube të ndryshme në Holandë, Rusi dhe nga Arabia Saudite.
Viola nuk ka arritur të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Marko Pjaca, i cili është kthyer te Juventusi.