Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina interesohet për Caicedon

Futbollisti 32-vjeçar shihet si zëvendësues i Patric Cutrones Ylli i skuadrës së Lazios, Felipe Caicedo është në radarin e skuadrës së Fiorentinës, ka raportuar të hënën “Calciomercato”.

Fiorentina po e shikon 32-vjeçarin si zëvendësues të mundshëm të lojtarit të huazuar të Wolverphamptonit, Patric Cutrone. Caicedo në tregun e transferimeve ka vlerën e rreth 5 milionë euro.

Sulmuesi nga Ekuadori me skuadrën e Lazios ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Roma në 16 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola.