Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi zyrtarizon transferimin e Caicedos

Interi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Felipe Caicedo.

Sulmuesi ekuadorian është huazuar nga skuadra e Genoas deri në verë.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit të Interit.

33-vjeçari i bashkohet klubit si një alternativë për fazën e sulmit.

Caicedo gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Genoa, Lazio, Espanyol, Levante, Manchester City dhe Malaga.