Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për dalje në Evropë. Fiorentina mposhti me përmbysje të rezultatit të hënën mbrëma Lazion. Ndeshjen e javës së 26-të të Serie A e fitoi me rezultatin 2:1. Luis Alberto e shënoi goli ne parë në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Fiorentina shënoi dy golat e fitores. Michael Kayode në minutën e 61-të barazoi rezultatin, kurse Giacomo Bonaventura tetë minuta më vonë shënoi golin e fitores. Fiorentina është ngritur në vendi ne shtatë me 41 pikë, kurse Lazio një pozitë më poshtë me një pikë më pak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
26 shkurt 2024 23:53
-
Shpërndaje në: