Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina e Chelsea në garë për Silvan

Pas largimit nga PSG-ja, ofertat nuk kanë të ndalur për mbrojtësin brazilian Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka konfirmuar largimin pas tetë vjetësh nga PSG-ja.

Por, të menjëhershme kanë qenë edhe ofertat në adresë të tij. Së fundi, interesim ka shfaqur Fiorentina e Italisë, derisa ditë më parë është raportuar për një interesim edhe nga Milani e po ashtu edhe nga Chelsea.

Pjesë e Milanit ish-kapiteni i PSG-së ka qenë edhe më herët. Silva është larguar i zhgënjyer nga Parisi, pasi me skuadrën franceze nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Në finalen e luajtur të dielën në Lisbonë, PSG-ja humbi nga Bayern Muencheni.

Artikuj të ngjashëm