FIFA është duke tentuar t’i bindë futbollistët që të vaksinohen nëse duan të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Deri më tani është raportuar se një numër i madh i futbollistëve, përfshirë këtu pesë lojtarë të Anglisë, nuk janë vaksinuar ende dhe po refuzojnë një gjë të tillë.
FIFA është në bisedime me autoritetet e Katarit për heqjen e kërkesave të detyrueshme të vaksinimit për Kampionatin Botëror. Por organizatorët e Kupës së Botës në Katar dhe Qeveria e Katarit nuk iu përgjigjën një kërkese të tillë.
Kryeministri i Katarit, Abdulaziz al Thani, njoftoi në qershor se do të kërkonte që çdo tifoz që dëshiron të jetë në Katar duhet të jetë i vaksinuar.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror po tenton të bindë lojtarët që do të jenë pjesë e Kupës së Botës, se duhet të vaksinohen.
-
Katari mund t’i ndalojë lojtarët e pavaksinuar
-
Katari thotë se tifozët e Kampionatit Botëror nuk kanë nevojë për vaksinim kundër koronavirusit
-
Pesë lojtarë të Anglisë e rrezikojnë Botërorin 2022
-
Infantino shpreh dëshirat e FIFA-s për ngjarjet e reja
-
FIFA akuzohet për ndalimin e shiritave me mbishkrimin “Nuk ka vend për islamofobi”