Shpresat e Anglisë për ta fituar Kupën e Botës 2022 kanë marrë goditje të fuqishme pasi u raportua se pesë lojtarë të “Tre Luanëve” ende nuk janë vaksinuar.
Organizatorët po planifikojnë që të mos i pranojnë në garën e Katarit lojtarët që nuk janë të vaksinuar. Kjo do të thotë se përzgjedhësi Gareth Southgate duhet të vendos nëse dëshiron që t’i bind ata lojtarë të marrin vaksinën apo të përballet me largimin e tyre.
“The Sun” ka raportuar se të paktën pesë lojtarë të Anglisë po e refuzojnë marrjen e vaksinës. Tre lojtarë janë anëtar të ekipit të parë që ishin pjesë e Anglisë në rrugëtimin e kësaj përfaqësueseje deri në finale të Kampionatit Evropian.
Anglia e siguron kalimin në Botërorin 2022 që zhvillohet në Katar nëse mposhtin Andorrën dhe Hungarinë këtë muaj.