FIFA është pajtuar të shtyjë edicionin e parë të versionit të ri të Botërorit të klubeve, të paraparë të mbahet vitin e ardhshëm, për të hapur rrugën për Kampionatin Evropian dhe Copa American që janë shtyrë për një vit për shkak të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur FIFA të mërkurën në faqen zyrtare, transmeton Koha.net.
Pas një video-konference me liderët rajonal, FIFA ka thënë se do të vendoset më vonë për datën e re të Botërorit të klubeve. Botërori ishte paraparë të mbahej në qershor/korrik të vitit të ardhshëm.
Futbolli profesional është bllokuar tërësisht shkaku i pandemisë. Kjo ka bërë që të shtyhet edhe Evropiani e Copa America, për të mundësuar që të përfundohen ligat.
FIFA të mërkurën po ashtu ka vendosur një grup punues për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme në rregulloret e transferimeve nga frika se lojtarët, kontrata e të cilëve shkëputet gjatë këtij bllokimi, mund të mbesin pa punë.
FIFA ka thënë se dëshiron të mbrojë kontratat si për lojtarët ashtu edhe klubet dhe të përshtatet periudhat e regjistrimit të lojtarëve.
Grupi po ashtu do të shqyrtojë të krijojë një fond për të kompensuar ata në futboll që kanë pësuar financiarisht si rezultat i koronavirusit.
“Situata e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme dhe vendime. FIFA do të mbajë kontakt të afërt me gjithë aksionarët për të vlerësuar dhe për të marrë hapat e nevojshme për t’u përballur me çështje të ndryshme të cilat i kemi para nesh. Unë llogaris në përkrahjen e gjithë komunitetit të futbollit për të ecur para”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
-
FIFA do të ndryshojë terminin e Botërorit të klubeve
-
Botërori me 32 klube do të mbahet në vitin 2025 në SHBA
-
Presidenti i FIFA-s kërkon të mos fillohet herët me futboll
-
FIFA rekomandon zgjatjen e kontratave, do të lejojë lëvizjen e afateve kalimtare
-
FIFA pritet të shtyjë për afat të pacaktuar stinorin 2019-20