Konfederata Botërore e Futbollit (FIFA) është e gatshme të shtyjë stinorin 2019-20 për afat të pacaktuar, për t’i dhënë ligave nacionale fuqi që të vendosin për fatin e tyre në këtë situatë pandemie.
Futbolli gati në gjithë botën është pezulluar shkaku i koronavirusit.
Sipas “The Athletic” vendimi nëse duhet të anulohet apo jo stinori, do të merret nga vet autoritetet nacionale të futbollit.
Planet për të shtyrë afatin kalimtar të verës dhe po ashtu për ndryshime të datave të kontratave që është paraparë të skadojnë në fund të qershorit të këtij viti, priten të kumtohen brenda kësaj jave.
Ky vendim i FIFA-s vjen vetëm pak ditë pasi që Konfederata e Futbollit të Evropës (UEFA) insistoi se të gjithë janë të përkushtuar për të mbyllur stinorin aktual. Madje ishte kërcënuar Belgjika se klubet mund të mbesin jashtë garave evropiane, pasi bordi propozoi pezullimin e ligës dhe shpalljen e Brugget si kampion.
Nga UEFA të dielën është mohuar lajmi se ka caktuar 3 gushtin si afat përfundimtar për të mbyllur kampionatin.
FIFA do të konfirmojë se ligave nuk do t’u caktohet një limit kohor për të përfunduar stinorin.
-
UEFA do të vendosë për stinorin në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme
-
Çeferin: Stinori në Evropë do të përfundojë në gusht
-
Klubet belge shtyjnë sërish votimin për të anuluar stinorin
-
FIFA do të diskutojë për mundësinë që stinori i futbollit të luhet gjatë vitit kalendarik
-
UEFA i ka dhënë ligave afat deri më 25 maj për të dorëzuar planin për rifillim