FIFA ka refuzuar apelin e Leicester Cityt për transferimin e mesfushorit Adrien Silva nga Sportingu i Lisbonës.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Leicesteri dhe Sportingu besonin se kanë arritur marrëveshje për kalimin e portugezit në Angli dhe se të gjitha dokumentet janë kompletuar me kohë.
FIFA theksoi se klubet ishin vonuar 14 sekonda dhe për këtë shkak Leicesteri apeloi vendimin me shpresën se 28-vjeçari do të përforconte ekipin në fillim të këtij sezoni.
Silva gjatë javëve të fundit ka stërvitur i vetëm.
Artikuj të ngjashëm